Kuvendi Komunal i Drenasit të premten pasdite ka mbajtur mbledhje urgjente të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal ku është diskutuar rreth dyshimeve për ngacmim dhe abuzim seksual ndaj të miturës.
Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Gani Sylaj, drejtor të drejtorive komunale, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe udhëhoqi mbledhjen, asambleistë dhe mediat.
Në mbledhjen urgjente të Kuvendit, kryetari Lladrovci para asambleistëve ka sqaruar rastin dhe masat të cilat i ka marr Komuna lidhur me rastin e fundit. “Sikurse gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit dhe Kosovës, edhe mua me ka shqetësuar jashtë mase kjo ngjarje. Dua të ju informoj se komuna i ka marr të gjitha veprimet me kohë ndaj mësimdhënësit SH.XH, i cili dyshohet për keqpërdorim seksual ndaj të miturës. Me të marr lajmin në media se është arrestuar një hetues në Stacionin Policor në Drenas, dhe se ky rast lidhet me mësimdhënësin Sh.Xh, menjëherë duke respektuar legjislacionin në fuqi, DKA-ja e ka ripezulluar nga puna mësimdhënësin i cili tashmë është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës”, ka thënë nder të tjera kryetari Lladrovci dhe ka ftuar edhe një herë organet e drejtësisë që këtë rast të trajtojnë me profesionalizëm të lartë dhe përkushtim, në mënyrë që secili person i implikuar ta marr dënimin e merituar.
Pas përfundimit të mbledhjes urgjente, grupet e të gjitha partive politike të Kuvendit, PDK-së, NISMA, Vizioni për Drenasin, LVV-ja, AAK-ja, Iniciativa Qytetare për Drenasin, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.
“Si përfaqësues të zgjedhur nga vota e lirë e qytetarëve të Komunës së Drenasit, nëpërmjet kësaj deklarate shprehim indinjatën e thellë ndaj këtij rasti të dyshuar për ngacmim dhe abuzim seksual të të miturës 16 vjeçare nga qyteti jonë. Kuvendi Komunal në Drenas, kërkon nga organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre me profesionalizëm të lartë dhe kryesitë e veprës të marrin dënimin e merituar. Kuvendi Komunal në Drenas kërkon që të rritet përgjegjësia ne institucionet shkollore që të merren masa preventive për parandalimin dhe evitimin e rasteve të tilla që mos të ndodhin më. Duke shpresuar që rastet e tilla të mos përsëriten më, dënojmë ashpër edhe një herë rastin e ngacmimit dhe abuzimit më të miturën në komunën tonë”, thuhet në deklaratën e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Drenasit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...