Sot dhe nesër mbahet mbledhja e tretë e përbashkët e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.
Mbledhja mbahet në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Sesioni i parë punues i mbledhjes së tretë të KPSA-së BE-Kosovë, do të nis nën kryesimin e përbashkët, nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit dhe Tonino Picula, Kryetar i delegacionit të PE-së. Kurse, fjalimet e hapjes do të jenë nga Enver Hoxhaj, ministër i jashtëm i Kosovës- kryetar i Këshillit për Stabilizim Asociim dhe Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së.
Komisioni vazhdon edhe të premten me sesionin e dytë punues i mbledhjes së tretë të KPSA-së BE-Kosovë, kurse dy bashkëkryesuesit, do të mbajnë një konferencë për media.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...