Kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot u mbajt mbledhja e trembëdhjetë e Komisionit për Planifikim Strategjik, në të cilën u shqyrtuan aplikimet për raundin e radhës të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor apo WBIF.
“Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor ka hapur dy thirrje: për raundin 31-të të granteve të asistencës teknike dhe për raundin 10E të granteve investuese. Sot do të miratojmë aplikimet për thirrjen e hapur për grantet e asistencës teknike, që do të shfrytëzohen për të përgatitur dhe ndihmuar zbatimin e investimeve infrastrukturore”, u shpreh kryeministri në fjalën e tij hyrëse.
Njëkohësisht, shtoi se burimi i financimit të projekteve infrastrukturore përmes mekanizmit të WBIF, do të jetë nga Plani i Rritjes dhe aprovimi i thirrjeve në fushat e energjisë, transportit, infrastrukturës digjitale dhe kapitalit njerëzor, do të jetë sipas përmbushjes së reformave të cilat institucionet tona i kanë dakorduar me Komisionin Evropian në kuadër të Agjendës së Reformave për Planin e Rritjes së BE-së.
“Kosova është në proces të finalizimit të procesit të negocimit të agjendës së reformave, proces ky në të cilin jemi ndër shtetet e vetme të rajonit për të mos thënë i vetmi që kemi respektuar të gjitha afatet shumë ambicioze të caktuara nga BE-ja qysh nga fillimi. Në javët në vijim presim që procesi të përmbyllet me nënshkrimin dhe hyrjen në fuqi të marrëveshjeve me BE-në për sa i përket instrumentit të ri si dhe marrëveshjes së veçantë për huadhënie. Pas kësaj pres nga të gjitha institucionet përgjegjëse të mbajnë këtë ritëm të respektimit të afateve në përmbushjen e objektivave, përkatësisht caqeve të përcaktuara në sektorët e tyre.” tha kryeministri.
Krahas Kryeministrit Kurti, të pranishëm ishin dhe Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, si dhe anëtarë të kabineteve qeveritare e drejtues të zyrave në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive të linjës.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...