“Karriget i kemi por ne duhet të rrimë në këmbe më shumë se sa ulur për qytetarët”
Kështu tha kryeministri i sapo zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e parë të Qeveris së re me kabinetin e tij.
Ai pati mesazhe për të gjithë ministrat duke ju thënë se nuk duhet të rrinë në kulluqe por të jenë së bashku me qytetarin dhe në punë.
“Është kënaqësi të ju shoh të gjithëve të entuziazmuar për detyrën që keni marr. Ju uroj të gjithëve për detyrat e juaja., ky kabinet është i qytetarëve dhe ne do të punojmë për ta. Ata na e kanë dhënë besimin e mandatin, energjia e qytetarëve duhet të jenë motor për punën tonë. 100 ditët do të jenë të zëna me punë., karriget i kemi por më shumë do të rrimë në këmbë për punën që e kemi. Unë nuk kam dyshim se ne kemi aftësi dhe shkathtësi. Sytë e të gjithë popullit janë të ky kabinet qeverisës, le të bëhemi të thjesht e të drejt. Ministri i Bujqësisë duhet të kaloj më shumë kohë më fermerët e ai i shëndetësisë me pacientet e jo të rrini ulur në kolltukë. Mandati mund të jetë privilegj por duhet ta shohim për të shërbyer”, ka shtuar Kurti./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?