Mbahet mbledhja e parë e grupit punues për anëtarësimin e Kosovës në NATO

23:35 | 9 Mars 2022
L G

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla ka kryesuar sonte mbledhjen e parë të grupit punues për anëtarësimin e vendit në Aleancën Veri-Atlantike.

Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se pas agresionit rus, epoka e re në Evropë kërkon një strategji të re për sigurimin e paqes.

“Sonte, unë kam kryesuar mbledhjen e parë të grupit të punës, të krijuar nga Qeveria e Kosovës për të rritur përpjekjet tona për anëtarësimin në NATO. Pas sulmit të Putin-it, epoka e re në Evropë kërkon një strategji të re për sigurimin e paqes në kontinentin tonë”, ka shkruar Gërvalla.

Ndryshe, Qeveria sot ka themeluar grupin punues ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO./arbresh.info/

Të ngjashme