Mbahet mbledhja e gjashtë e KKSB-së, situata e sigurisë e qetë dhe stabile

14:55 | 20 Nëntor 2019
A. B.

Është mbajtur sot mbledhja e gjashtë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në Komunën e Rahovecit, të cilën e ka kryesuar kryetari Smajl Latifi, u tha se gjendja e sigurisë u tha se është e qetë, stabile dhe e qëndrueshme në gjithë territorin e komunës.

Kryetari Latifi, në hapje të mbledhjes informoi anëtaret dhe monitoruesit e KKSB-së siç janë OSCE-së dhe LMT-së në Rahovec, se nga zyrtarët përgjegjës për sigurinë në gjithë territorin e komunës është e qetë stabile dhe e qëndrueshme .

“Nëse anëtarët e KKSB-së, më drejtohen me kërkesë që të ju revokohet leja e punës për lokalet që gjatë natës e prishin rendin dhe qetësinë publike, do të bëjë një gjë të tillë dhe krejt kjo do të bëhet, duke u bazuar në ligjet që janë në fuqi. Në të ardhmen do të rritet roli i anëtarëve të KKSB-së, në mënyrë që ndikohet në rritjen e sigurisë publike në komunën e Rahovecit. Ju njoftoj se si institucione komunal jemi të përgatitur për sezonin dimëror, pasi që komuna ka kontratë me operator ekonomik, që do të bëjë mirëmbajtjen e rrugëve gjatë këtij sezoni dimëror”, është shprehur kryetari Latifi.

Fazli Morina, komandant i Stacionit të Policisë në Rahovec, ka situatën e sigurisë në përgjithësi për muajt Shtator-Tetor 2019, duke thënë se situata e sigurie në përgjithësi është e qetë dhe stabile, por që ka kërkuar bashkëpunim me të madhe me qytetarët.

“Situata e sigurisë në territorin e Komunës së Rahovecit për periudhën kohore dy mujore Shtator-Tetor 2019, ka qenë e qetë dhe stabile, gjatë kësaj kohe janë regjistruar gjithsejtë: 100 raste , prej tyre 81 vepra penale, 19 incidente të ndryshme. Nga këto mund të veçojmë disa vepra të rënda: Lëndime të rënda 2 raste, vjedhje 14 raste, vjedhje të rënda 11 raste dhe 7 raste janë dhunë në familje. Policia e Kosovës, në vazhdimësi është përkushtuar lidhur me sigurinë në shkolla, lidhur me këtë është implementuar Plani Operativ në vazhdimësi “Siguria në Shkolla”, duke patrulluar në afërsi të objekteve të shkollave me automjete zyrtare, duke angazhuar zyrtar në rroba civile, mbahen takime dhe kontakte të vazhdueshme me drejtorët dhe zyrtarët tjerë të shkollave përkatëse”, ka thënë ndër të tjera në raportin e tij komandanti Morina.

Në fund të mbledhjes është aprovuar Plani i Punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2020, në kuadër të këtij plani janë paraparë të mbahen gjashtë mbledhje. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme