Organizatat e shoqërisë civile organizojnë sot Marshin e Refuzimit, i cili do të zhvillohet në kundërshtim të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike.
Marshi do të nis nga sheshi “Skënderbeu”, dhe do të vazhdojë me ndalje te shkurtra në selitë e gjashtë partive më të mëdha parlamentare.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të fushatës së 100 organizatave të shoqërisë civile, për kundërshtimin e miratimit të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike, i cili është në kundërshtim me frymën kushtetuese, cenon standardet ndërkombëtare për financimin e partive politike, e në veçanti rekomandimet e Komisionit të Venedikut./Arbresh.info
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?