Në Manastirin e Graçanicës sot është mbajtur liturgjia me rastin e kremtimit të 628-vjetorit të betejës së Kosovës.
Liturgjia është udhëhequr nga patriarku Irinej. Në këtë liturgji morën pjesë rreth 200 besimtarë nga Kosova dhe Serbia qendrore, ndërsa në mesin e të pranishmëve ishin edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq dhe princi Aleksandar Karagjorgjeviq.
Rruga Prishtinë-Graçanicë kontrollohet nga Policia e Kosovës, e cila është vendosur në çdo njëqind metra, si dhe rreth vetë manastirit ku janë vendosur patrulla. Pas liturgjisë në manastirin Graçanica, patriarku Irinej do të marrë pjesë në shënimin e betejës së Kosovës në Gazimestan.
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...