Google ADS

Mbahet konventa e industrisë së drurit e cila promovon fuqizimin e eksportit

07:51 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Zëvendës Drejtorja e Misionit të USAID Lisa Magno, bashkë me Kryeministrin e Republikës të Kosovës Ramush Haradinaj, Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, Kryetarin e Bordit të Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës Hashim Deshishku, dhe Zëvendës Shefin për Bashkëpunim nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë Libor Chlad, do të jenë të pranishëm në hapjen e edcionit të dytë të Konventës së Industrisë së Drurit.

Kjo ngjarje do të ofrojë një platformë rrjetëzimi për prodhuesit e mobilerisë të Kosovës, agjencitë qeveritare, donatorët, blerësit ndërkombëtarë, dhe të gjithë akterët relevant të industrisë së drurit. Tema e Konventës është: Fuqizimi i Eksportit, Inovacionit dhe Dizajnit.

Pjesë e Konventës do të jenë forumet e ndryshme ku ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë do të prezantojnë tema kyçe për industrinë e drurit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme