Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, sot organizon tryezën me temë “Cilësia e ajrit në Kosovë, sfidat dhe veprimet”, në kuadër të zbatimit të Planit të masave për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë.
Në kuadër të tryezës do të prezantohet “Plani i aktiviteteve për përmirësimin e cilësisë së ajrit vjeshtë-dimër 2017-2018” dhe do të diskutohet mbi rolin dhe angazhimin e institucioneve dhe të organizatave tjera në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Komunikata e plotë:
Ju njoftojmë që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në udhëheqje të Ministres znj. Albena Reshitaj organizon tryezën me temë: “Cilësia e ajrit në Kosovë, sfidat dhe veprimet”, në kuadër të zbatimit të Planit të masave për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë.
Në këtë Tryezë do të marrin pjesë, Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj, Ministrat z. Valdrin Lluka, z. Uran Ismajli, z. Bajram Hasani, z. Pal Lekaj, Donatorë, OJQ etj.
Në kuadër të tryezës do të prezantohet “Plani i aktiviteteve për përmirësimin e cilësisë së ajrit vjeshtë-dimër 2017-2018”, dhe do të diskutohet mbi rolin dhe angazhimin e institucioneve dhe të organizatave tjera në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Tryeza mbahet sot, me 10.11.2017, me fillim në ora 13:00, në ndërtesën kryesore të Qeverisë së Kosovës, salla P-38, Prishtinë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...