Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, me mbështetje të organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung Kosovo Office (FES), sot do të organizojë Konferencën “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik” .
Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet në hotelin “Sirius” në Prishtinë, duke filluar në orën 9:00, shkruan Arbresh.info.
Në ceremoninë hapëse do të flet kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kuvendit të Kosovës, Arbëreshë Kryeziu Hyseni.
Ndërkaq, folësit kryesorë janë kryeministri, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe Drejtori Vendor i FES, Peter Hurrelbrink./Arbresh.info/
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin