Sot do të mbahet konferenca përmbyllëse e Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë ambasadori i BE-së, Tomáš Szunyog, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Agjenda:
16:30 – Fjalimet hyrëse: Tomáš Szunyog, ambasadori i BE-së në Kosovë; Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë; Benjamin Strasser, sekretar Parlamentar i Shtetit, Ministria Federale e Drejtësisë.
16:50 – Prezantimi i arritjeve të EUKOJUST: Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar – IRZ.
17:10 – Panel diskutimi: “Një sistem i drejtësisë më i shpejtë me mjete digjitale”. Marrin pjesë: Danijela Barišić, ambasadore e Kroacisë në Kosovë; Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë; Ardian Hajdaraj, kryesues i Këshillit Prokurorial; Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor etj.
17:35 – Panel diskutimi: “Një kornizë më e mirë ligjore për t’u përgatitur për përafrim me acquis të BE-së”. Marrin pjesë: Carin Lobbezoo, ambasadore e Holandës; Jörn Rohde, ambasador i Gjermanisë etj./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?