Google ADS

Mbahet konferenca ‘FSK dhe Partnerët’

07:09 | 20 Prill 2017
Arbresh.info

Sot në ndërtesen e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës në kazermen ‘Adem Jashari’ hap punimet e konferenca ‘FSK dhe Partnerët’.

Në ceremoninë e hapjes nga një fjalë rasti do të mbajnë Ministri i MFSK-së, Haki Demolli, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s(NALT), gjeneral brigade Dietmar Mosmann.

Konferenca ‘FSK dhe Partnerët’ është konferenca e gjashtë me radhë dhe e para për këtë vit, e cila organizohet nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku marrin pjesë atashetë ushtarak të vendeve partnere si nga SHBA, Britania e Madhe, Shqipëria, Belgjika, Kroacia, Sllovenia, Republika Çeke, etj., pastaj atashetë e FSK-së si dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare vendore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme