Google ADS

Mbahet konferenca ‘Drejtësia për Gratë e Vrara si Pasojë e Dhunës në Familje’

07:28 | 29 Maj 2018
Arbresh.info

Në kuadër të festivalit FemArt sot në hapësirën e Bibliotekës Kombëtare do të organizohet konferenca e parë politike-sociale në Kosovë që trajton fenomenin e femicidit “Drejtësia për Gratë e vrara si pasojë e dhunës në Familje”.

Kjo konferencë është duke u organizuar si pasojë e mungesës së drejtësisë në hapësirat institucionale dhe publike, mos krijimit të mekanizmave për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetareve të cilat kishin kërkuar ndihmë nga institucionet përkatëse të shtetit të cilat thirren në emër të sigurisë, mendësisë kolektive patriarkale që fatkqësisht është dominuese në shoqërinë tonë dhe padrejtësive tjera të cilat vijnë si rezultat i mosangazhimit të strukturave qeverisëse dhe mosfunksionalizimit të ligjeve të shënuara.

Panelistë: Atifete Jahjaga – Ish Presidente e Republikës së Kosovës, Themeluese e Fondacionit Jahjaga, Annette M. Fath-Lihic – Përfaqësuese e Zyres së BE-së për Kosovë, Igballe Rogova – Drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Linda Sanaja – UN Women, Hilmi Jashari – Avokati i Popullit, Sevdije Morina – Zëvendës-Kryeprokurore e Shtetit, Vjosa Osmani – Deputete nga radhët e LDK-së, Valdete Idrizi – Këshilltare e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci – Deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Moderatore – Ariana Qosaj – Mustafa – Drejtoreshë e Programit në KIPRED.

Të pranishëm në këtë konferencë do të jenë edhe familjet e viktimave të cilat janë vrarë viteve të fundit si pasojë e dhunës në familje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme