Mbahet gara me produkte të ricikluara

15:05 | 25 Mars 2017
Arbresh.info

Organizuar nga Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane të shtunën në sheshin e Prishtinës është mbajtur një garë në të cilën nxënësit nga shkollat e kryeqytetit kanë prezantuar nga një vepër arti me materiale të ricikluara.

Nxënësit e shkollave të Prishtinës në garën e sotme kanë shprehur idetë e tyre duke realizuar punime të ndryshe me domethënie të veçantë për mbrojtjen e ambientit.

Ata me këtë rast përçuan mesazhin se mbeturinat, si letra, plastika, metalet të mos hedhen në tokë, por të shfrytëzohen në ide me kreativitete të ndryshme. Kryetarja e Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane, Diellza Malazogu, theksoi që është shumë e rëndësishme që të ngritet vetëdija se sa e rëndësishme është riciklimi i letrës dhe një ambient i pastër. Nxënësi i shkollës “Ismail Qemaili”, Granit Curri, i cili mori pjesë në këtë garë, ka vlerësuar shumë të rëndësishëm këtë aktivitet.

Arsimtarja e shkollës “Ismail Qemajli”, Lule Hyseni, e vlerësoi punën që kanë bërë nxënësit e saj edhe pse koha, siç u shpreh ajo, nuk ka qenë e mjaftueshme. Ajo tha se nxënësit janë të gatshëm për punë kreative, duke përçuar mesazhin për ruajtjen e ambientit. Ndërsa, arsimtarja Luljeta Muqaj nga shkolla “Naim Frashri”, theksoi që ishin gjithsej 12 nxënës, të cilët për tri ditë radhazi i kanë punuar punimet. Muçaj: Nxënësit kanë mbledhur dy muaj letër ricikluese për të realizuar punimin.

Ndryshe, ishte e paraparë që të jenë 15 shkolla prezentë, mirëpo prej tyre vetëm 10 shkolla kanë arritur që t’i përfundojnë punimet e tyre në këtë garë. Pjesëmarrëse ishin shkollat “Arsim Vokshi” , “Ismail Qemali”, “Zenel Hajdini” , “Model” , “Hasan Prishtina” , “Dardania”, “Naim Frashri” , “Gjergj Fishta” , “7 Marsi” dhe shkolla “Iliria”, si dhe janë votuar të gjitha punimet ku njëra shkollë është vlerësuar me punimin më të mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme