Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë sot dëgjimin publik lidhur me draftin e Strategjisë së Rinisë 2019-2024.
Strategjia për Rininë 2019 – 2023 përfshirë planin e veprimit është një strategji gjithëpërfshirëse e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të rinjtë.
Strategjia synon të nxitë bashkëpunimin ndërmjet organizatave rinore veprimtaria e të cilave lidhet me rininë, si dhe ndërmjet organizmave qendrorë dhe atyre komunalë për të fuqizuar politikat dhe programet rinore.
Po ashtu, një ndër qëllimet e kësaj strategjie është edhe përkrahja e të rinjve në fushën e inovacionit dhe të ideve kreative, lëmi e cila konsiderohet si një element i rëndësishëm që ndikon në ofrimin e mundësive të reja për të rinjtë.
Strategjia është dokument strategjik që në përmbajtjen e tij përfshin interesat vitale dhe nevojat e të rinjve për periudhën kohore 2019 – 2023.
Republika e Kosovës ka një popullsi në rritje ku dominojnë grup-moshat më të reja. Të rinjtë dhe të rejat në moshë më të re se 25 vjeç përfaqësojnë 49 përqind të popullsisë, ndërsa 19.1 përqind të të rinjve janë në moshën 15 vjeçare.
Nga rezultatet e hulumtimit me grup-moshat 15-24 vjeç, të cilin e ka realizuar sektori për edukim jo formal në kuadër të DiR në bashkëpunim me njëzet qendrat rinore në gjashtë mujorin e parë të vitit 2017, lidhur me pjesëmarrjen në edukimin jo formal kurse, seminare, trajnime, debate, punëtor, tryeza të rrumbullakëta, konferenca, vizita studimore, etj dhe rëndësinë e tij në ndërtimin e karrierës, rezulton se nga 500 të rinj të anketuar, 63 % nuk kanë marrë pjesë dhe nuk janë të informuar mbi rëndësinë e tij në ndërtimin e karrierës
Statistikë tjetër shqetësuese, që ka ndikuar në mos zhvillimin e edukimit jo-formal, ka qenë mungesa e bashkëpunimit me palët e interesit për njohjen e edukimit jo-formal.
Nga 500 të rinj të anketuar të cilët kanë përfituar nga edukimi jo-formal, rezulton që 77% e institucioneve publike dhe private nuk i marrin parasysh certifikatat e fituara dhe njohjen e vlerave të marruara nga edukimi jo-formal.
Statistikë tjetër shqetësuese, është fakti se në vitin 2016, 103.800 persona – afër një e treta e të rinjve (26.5% e djemve dhe 34.2% tek vajzat) nuk ishin as të punësuar as në arsim dhe as në trajnim, në krahasim me 10.2 përqind sa ishte në BE.
Kjo nënkupton se të rinjtë në Kosovë, përveç që nuk janë duke punuar, ata nuk janë duke i zhvilluar shkathtësitë e tyre, që do të ndihmonte punësimin e tyre në të ardhmen.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...