Sot u mbajt ceremonia shënuese për marrjen e vlerësimit kreditor, vlerësim ky që do të shërbejë si pasaportë në tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë.
Në ngjarjen shënuese ishin prezent kryeministri i vendit, Albin Kurti, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, Drejtoresha e USAID në Kosovë, Eileen Devitt dhe përfaqësues të shumtë nga misionet diplomatike, institucionet financiare dhe odat ekonomike në Kosovë, përcjell Arbresh.info.
Në fjalën e tij hapëse, Kurti theksoi se faktorët kyçë që kanë ndikuar në vlerësimin kreditor BB- për Kosovën kanë qenë ulja e deficitit buxhetor, rritja ekonomike, politikat e besueshme fiskale, rritja e vazhdueshme e mbledhjes së tatimit, dhe niveli i ulët i borxhit publik në raport me Bruto Produktin Vendor dhe se ky vlerësim e forcon pozicionin e Republikës së Kosovës edhe më tej në arenën ndërkombëtare.
Drejtoresha Devitt nga ana e saj theksoi se vlerësimi kreditor nga Fitch Ratings mundëson qasjen në tregje të reja financiare, hapë rrugën për investime publike, siç janë rrugët dhe hekurudhat e reja, si dhe e lehtëson rrugën për të gjithë ata që duan të hapin bizneset e tyre.
Pjesa e dytë ishte diskutim në panel ku pjesëmarrës ishin Ministri Murati, Guvernatori Ismaili, Kryetari i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Suat Bakkal si dhe Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Massimiliano Paolucci.
Në këtë diskutim, Ministri Murati potencoi se vlerësimi kreditor nga Fitch Ratings e vendos Kosovën në pozitë të favorshme që do të ndikojë në qasjen e Kosovës në tregje ndërkombëtare financiare.
Njëkohësisht, Ministri Murati theksoi se vlerësimi kreditor vjen si rezultat i përkushtimit të Qeverisë përmes politikave që kanë ndikuar në rritjen e prodhimit të bruto prodhimit vendor dhe uljes së borxhit publik. Diskutimi në panel vazhdoi duke theksuar avantazhet e një vlerësimi të tillë nga ana e katër panelistëve./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?