Google ADS

Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së Kryesuesit të KPK-së

16:22 | 18 Janar 2021
L G

Në Këshillin Prokurorial të Kosovës u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së Kryesuesit të KPK-së, nga Bahri Hyseni te Kryesuesi i sapozgjedhur, Jetish Maloku.

Gjatë kësaj ceremonie, Kryesuesi i deritashëm, Bahri Hyseni, i uroi mirëseardhje Kryesuesit të ri, Jetish Maloku, me ç’rast theksoi se ndihet i nderuar që ka pasur mundësinë të jetë për pesë vjet anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndërsa brenda këtyre pesë vjetëve, dy vjet në krye të këtij institucioni të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë së Kosovës, thuhet në njoftimin e KPK-së, shkruan arbresh.info.

Nga ana tjetër, Kryesuesi i ri i Këshillit, Jetish Maloku, pasi falënderoi Kryesuesin e deritashëm për kontributin e tij për zhvillimin e sistemit prokurorial, tha se rritja e llogaridhënies, transparencës, integritetit dhe fuqizimi i mekanizmave të tyre në sistemin prokurorial do të jenë vetëm një pjesë e objektivave të tij për fuqizimin e këtij sistemi.

Prokurori Jetish Maloku u zgjodh Kryesues në takimin e 193-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme