Let’s Do It Kosova, për të gjashtin vit me radhë, organizon sot aksionin e madh “Ta Pastrojmë Kosovën” ku pritet të marrin pjesë mbi 50 mijë vullnetarë, të cilët do të angazhohen për pastrimin e rreth 200 deponive ilegale të mbeturinave.
Aksionet, të cilat kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për mos-hedhjen e mbeturinave në vendet joadekuate, do të nisin në orën 10:00, nga qendra e secilit qytet të Kosovës.
Për aksionin e sotëm, Let’s Do It Kosova u ka bërë thirrje të gjitha komunave të Kosovës që të mobilizojnë sa më shumë qytetarë që munden, për ta shënuar këtë ditë, duke pastruar hapësirat ku ata jetojnë.
Po ashtu, nga komunat është kërkuar që të angazhojnë edhe makineri për t’i larguar deponitë me mbetje të ndryshme, e në veçanti ato më të rrezikshmet për shëndetin e qytetarëve.
Njëkohësisht, në mënyra të ndryshme u është bërë thirrje qytetarëve që të dalin të pastrojnë, qoftë përmes mediave sociale apo mesazheve në telefon që sot u janë dërguar më shumë se një milion qytetarëve nga “Vala”.
Hapja zyrtare e aksionit të 24 majit, si çdo vit bëhet në Prishtinë, në deponinë ilegale të mbeturinave, e cila ndodhet afër varrezave në lagjen “Arbëria”.
Në hapje të këtij aksioni, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, siç janë: shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ministri në largim i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant z. Rrahman Rama.
Po ashtu, në hapje të këtij aksioni e ftuar është edhe përfaqësuesja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Zj. Nataliya Apostolova. Në hapje të aksionit do të marrin pjesë afër 500 vullnetarë.
Let’s Do It Kosova falënderon komunat e Kosovës për bashkëpunimin e tyre dhe ndihmën e dhënë për organizimin e aksioneve të 24 Majit, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Meridian Corporation, Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), KFOR, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, UNDP, misionin e OSBE-së në Kosovë, Agjensionin “Dita”, Kompaninë për enaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), ndërmarrjet publike të pastrimit, Kompaninë “KAWA Group”, Kompaninë “Vala”si dhe mediat për mbështetjen e vazhdueshme.
Let’s Do It Kosova u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bëhen pjesë e aksioneve të 24 majit dhe të japin kontributin e tyre për të përmirësuar imazhin e mjedisit në vendin tonë.
Po ashtu, LDIK njofton qytetarët se kontributi i tyre do të shpërblehet dhe kjo në mënyrë fare të thjeshtë. Mjafton vetëm të publikoni një fotografi nga aksioni i pastrimit ku po merrni pjesë, shoqëruar me ndonjërin nga hashtag’et #TapastrojmeKosoven apo #LetsdoitKosova.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?