Studentë dhe studente, qytetarë e qytetare, të shqetësuar nga deklaratat skandaloze të Prorektores së Universitetit të Prishtinës, Teuta Pustina – Krasniqi, të cilat arsyetojnë ngacmimin seksual sot do të organizojnë një aksion simbolik para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, për të kundërshtuar dukurinë e ngacmimeve seksuale në UP.
Organizatoret e këtij aksione konsiderojnë së Universiteti Publik i Prishtinës duhet të distancohet nga çdo deklaratë seksiste që vie nga përfaqësuesit e këtij institucioni dhe të shkarkojë ata të cilët e kanë justifikuar fenomenin e ngacmimeve seksuale.
Ata kërkojnë që njëherësh prorektorja Pustina – Krasniqi t’u kërkojë falje të gjitha vajzave dhe grave që kanë përjetu ngacmim seksual brenda universitetit duke nisur menjëherë hetime të rasteve, po ashtu ta rishikojë kodin e etikës dhe funksionalizimin e tij brenda institucionit.
“Në qoftë se një gjë e tillë nuk ndodhë, do të rritet rezistenca me kërkesa shtesë: dorëheqje ose shkarkim i gjithë zingjirit hiarkik të Universitetit Publik të Prishtinës”, theksojnë organizatorët e këtij aksioni.
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...