Në Qendrën “BogdaniPolis” në Prishtinë, po mbahet akademi solemne në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës në kuadër të manifestimit tradicional me të cilën hap “Ditët e Nënë Terezës”.
Nga Ipeshkvia e Kosovës, folen rreth kontributit të Nënë Terezës në edukim, arsimim e në çështje të tjera.
“ Jemi mbledhur për bijjën e juaj dhe kësaj kishë të shenjtë, Nënë Terezës, humanisten e madhe e cila dhuroi aq sa kishte. Nuk duhrt harruar se nderimi ndaj saj nuk është detyrim por privilegj. Uroj e nga sot e deri 5 shtator të angazhohemi për të bërë ndonjë vepërtë mirë, për ti ngjarë sado pak asaj”, tha Ipeshkvi Dodë Gjergji.
Aktivitete do të zgjasin deri me 5 shtator 2023, në ditëfestën liturgjike të saj.
Kjo ngjarje është organizuar nga Ipeshkvia Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me ITSHKSH./rtk/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...