Sot në Vushtrri është mbajtur një akademi përkujtimore për dëshmorët e kësaj komune.
Të pranishëm ishin familjarët e dëshmorëve edhe përfaqësues të komunës.
Kryetari i shoqatës së dëshmorëve Gëzim Zymqaku tha se dëshmorët u kanë dhënë forcën dhe guximin për ta vazhduar rrugën që nuk ishte e lehtë.
“Kosova dhe populli shqiptar u bashkuan në kauzën e drejte për ta çliruar vendin, dhe kjo nuk kishte mundësi të bëhej vetëm me dëshirën e subjekteve politike por për këtë duhej luftë”.
Ndërkaq kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka deklaruar se janë bërë bashkë të gjithë pa dallim feje.
“Në këtë ditë jemi bërë të gjithë bashkë pa dallim partie a feje, sepse dëshmoret janë të të gjithëve. Ata u bënë themeli i lirisë, i pavarësisë dhe i shtetit tonë, dhe mënyra më e mirë për ta realizuar shtetin e ëndrrave të tyre është të punojmë dhe ta bëjmë vendin më të mirë”, ka thënë Tahiri.
1 shtatori është përzgjedhur si dita dëshmoreve me që pikërisht me këtë datë janë rivarrosur trupat e të rënëve për liri, në Vushtrri janë 72 dëshmorë.
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...