Google ADS

Mbahet akademi përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së rektorit të UP-së, Ejup Statovci

12:57 | 19 Tetor 2019
A Z

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka mbajtur sot akademi përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së rektorit të UP-së, Ejup Statovci.

Prorektorja e Universitetit të Prishtinës Mirvete Badihuku, para të pranishmëve tha se, Statovci paraqiste figurën e një intelektuali ishte pran studente pran universitetit dhe pranë popullatës.

Po ashtu thotë se, jam e bindur qe familja Statovci ndjehen të nderuar, gjithashtu edhe Kosova që patën një personalitet të tillë.

“Statovci paraqiste figurën e një intelektuali ishte pran studente pran universitetit dhe pranë popullatës. Pikërisht në kohërat më të vështira i tillë ishte profesori Statovci ai la kujtime të mëdha. Sot kur po rikujtomë Statovcin po rikthehet edhe dhimbja jonë për kujtesën e tij. Sot pas dy dekadash themi se ja dolëm sot kemi Universitetin e Prishtinës për të gjithë ata që duan arsimin dhe dijen, sot kemi 14 njësi akademike. Dhe sot unë jam shumë e bindur qe familja Statovci ndjehet e nderuar, gjithashtu edhe Kosova që patën një personalitet të tillë”, tha ajo.

Avdulla Aliu, profesor në Fakultetin Juridik, dhe ish asistent i Statovcit, kujtoi punën e tij ai thotë se Statovci erdhi në krye të Universitetit të Prishtinës në kohën më të vështirë.

“Në kohen kur filloi kontributin Kosova kishte nevojë për kuadro si profesor Statovci. Krijimtaria profesionale dhe shkencore e tij nuk ndryshoi pa marr parasysh ndërlikimet politike, kontribuoi në kuadrat të reja, u angazhua në aktivitete që kishin për qëllim, barazinë, lirinë e shqiptarëve, pavarësinë e Kosovës. Profesor Statovci erdhi në krye të Universitetit të Prishtinës në kohën më të vështirë, ai thoshte se kjo nuk deklaron kurrfarë privilegji. Gjatë ushtrimit të kësaj detyre kaloi nëpër shumë sfida për shkak okupimit të Serbisë. Angazhohej për afirmimin e universitetit dhe për bashkëpunime me universitete të tjera. Për punën e Universitetit të Prishtinës thoshte nuk ekziston tjetër person. Profesor Statovci ishte për reformimin e universitetit dhe se do ishte rrënjësor, përmirësues”, th ai.

Tutje u shpreh se, profesori Statovci, Universitetin e Prishtinës e kishte në radhë të parë, edhe kur ishte i burgosur edhe i kërcënuar nga pushteti serb.

“Profesori i Universitetin e Prishtinës e kishte në radhë të parë, edhe kur ishte i burgosur edhe i kërcënuar nga pushteti serb. Profesor Statovci si shkencëtar ishte i shqetësuar për shkencën kosovarë, ai kërkonte nga shkencëtaret të jenë të gatshëm të rrezikojnë dhe sakrifikojnë për të mirën e njerëzimit, shoqërisë që jetojnë dhe kombit që i takojnë. Ai urrente cenzurën që i bëhej lirisë së shtypit. Demonstrata e studentëve të Universitetit të Prishtinës të 1 tetorit 1997  paraqesin një moment historik për t’i treguar frymën liridashëse të studentëve por të përkrahur nga profesor Statovci”, ka thënë ai.

Dekani i fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli tha se, Statovci kundërshtonte masat e dhunshme duke ju kërkuar intelektualeve mos ti pranojnë masat e dhunshme të Serbisë.

“Sistemi iarsimit të lartë i Universitetit të Prishtinës është meritë e rektorit Statovcit bashkë më bashkëpunëtorë. Rektori Statovci u vu në ballë të protestave të studentëve dhe guximi këmbëngulja e tij bëri qe gjithë stafi akademik të solidarizohen me studenta dhe të dalin në protesta. Ejup Statovci është arkitekti i sistemit arsimor të lartë gjatë periudhës 1991 deri në vitin 99. Për ne tërheqja e tij nga pozita e rektorit ishte shqetësim i madh se a do kishte intelektual të kalibrit  të tij që ishte me studentët, por nuk zgjati shumë dhe Kosova u lirua nga okupimi serb. Emrin Ejup Statovci do të shkruhet në historinë e re të Kosovës si personalitet me vlera të larta intelektuale i cili dha shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

Kujtojmë se, Prof. dr. Ejup Statovci ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Juridik dhe rektor i Universitetit të Prishtinës prej vitit 1991 deri më 1997. /arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/541556799749033/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme