Sot do të mbahet mbledhjet e tri komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Në rend dite kanë disa pika.
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, do të bëjë shqyrtimin e Vendimit të Qeverisë për ratifikimin e anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit dhe do të ketë takim me Goran Dakovic-përfaqësues i ENQA-s.
Kurse Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, në rend dite ka disa pika.. Do të bëhet shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për të Drejtën Nërkombëtare Private, shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projekt-Rregulloren e Kuvendit, shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës, shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor, shqyrtimi I Raportit plotësues i Komisionit Funksional për Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021 dhe shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021, raporton RTKlive.
Ndërkaq Komisioni për Integrim Evropian, në rend dite ka këto pika: Shqyrtimi i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, shqyrtimi i Projektligjit për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, shqyrtimi i Projektligjit për të drejtën ndërkombëtare private, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Inspektoratin shëndetësor, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Inspektoratin sanitar të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe shqyrtimi i Raportit plotësues për Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...