Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, nën udhëheqjen e drejtorit të përgjithshëm Shpend Maxhuni, ka mbajtur sot takim lidhur me angazhimin e policisë, në implementimin e planit të tyre për ”Zgjedhjet lokale 2017”.
Në këtë takim Drejtori Maxhuni ka potencuar se krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, është primare për policinë e Kosovës.
Ai ka kërkuar nga të gjithë eprorët e lartë policorë që të gjitha detyrat dhe plani policor për zgjedhjet të realizohet me profesionalizim dhe me përkushtim të lartë, të paanshëm, etik dhe të gatshëm për të përmbushur misionin dhe vizionin e policisë së Kosovës.
Në takim u diskutua se me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor sipas planifikimeve me urdhër operativ do të angazhohen një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda policisë.
Përveç Maxhunit pjesë e këtij takimi ishin edhe zëvendësdrejtorët e PK-së, drejtorët e departamenteve, divizioneve, drejtorive rajonale dhe komandantët e stacioneve policore, të cilët u njoftuan lidhur me planifikimet, vlerësimet dhe angazhimet policore në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, si një proces mjaft i rëndësishëm për vendin.
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...