Maxhuni: Nuk ka pasur dje refuzim të urdhërave nga komandati i Policisë në veri

12:13 | 27 Mars 2018
Arbresh.info

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka thënë se dje kishin urdhër nga Qeveria e Kosovës që të ndalojnë hyrjen e zyrtarëve të shtetit serb që kanë paralajmëruar vizitë në Kosovë.

Maxhuni, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Brendshme të Kuvendit të Kosovës tha se Polica e Kosovës vetëm ka zbatuar vendimin e Qeverisë, raporton Arbresh.info.

“Ne kemi pasur një vendim të Qeverisë për të ndaluar hyrjen e zyrtarëve të shtetit serb që kanë paralajmëruar që do ta vizitojnë Kosovën dhe natyrisht vendimi ka qenë për t’i ndaluar dhe ne kemi zbatuar vendimin e Qeverisë. Ka pasur urdhër vetëm për ndalim hyrjen”, ka thënë Maxhuni.

I pyetur nga deputeti i VV-së Shemsi Syla se a është e vërtetë që komandanti i Policisë në Mitrovicë ka refuzuar t’i zbatoj urdhërat, Maxhni tha se kjo nuk është e vërtetë.

“Nuk ka pasur refuzim të urdhrave nga komandati i Policisë në veri”, është shprehur i pari i Policisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme