Maxhuni nesër raporton për situatën e sigurisë në Kosovë

00:07 | 13 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, nesër do të raportojë lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Kuvendi i Kosovës, ku është njoftuar për mbledhjen e radhës së Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni raporton para komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me rreth situatën e sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme