Provimit shtetëror të maturës do t’i nënshtrohet 28 mijë nxënës nga e gjithë Kosova.
Për maturantët dhe administratorët e testin janë paraparë masa ndëshkimi, ndërkohë që zhurmues të valëve të telefonit do të vendosen në të gjitha qendrat e testimit.
Mirëpo, pavarësisht këtyre masave, edhe sivjet, nxënësit po planifikojnë të kopjojnë në teste.
Për këtë është krijuar një grup në rrjetin social ‘Facebook’, ku të rinjtë po komunikojnë mes veti se si të bashkëpunojnë gjatë mbajtjes së testit, përkatësisht dërgimin e pyetjeve dhe marrjen gatshëm të përgjigjeve.
Siç shihet në këto fotografi në këtë grup janë postuar pyteje të ndryshme.
“Kush e ka testin me datën 15 tregone snapin të hapim një grup add”
“Përshendetje maturanata. Pasi që po e qesin që po publikohet testi i maturës në rrjete sociale, ma mirë ish kon me qel një grup në messengjer ose në viber edhe me pas ma tleht me kerku ndihmi prej tjerëve”
“Kush doni nesër n’gjuhe angleze me ju ndihmu komentoni e bojme ni grup, hiq hiq 45 pergjigje t’sakta prej 50 jau boj”.
Këto janë disa nga shkrimet në këtë grup, ku ka pasur mjaftë komente.
Ndryshe, sot nxënësit e rajonit të Prishtinës do t’i nënshtrohen pjesës së parë të testit të maturës.
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...