Maturantët në Kosovë iu kanë nënshtruar testit të maturës. Mirëpo disa prej tyre kanë ankesa për formulimin e pyetjeve. Krahas kësaj, edhe këtë vit, testi i maturës do të ketë 30% të vlerësimit, për t’u pranuar në fakultet.
E mërkura ishte ditë e rëndësishme për këta nxënës, të cilët iu nënshtruan pjesës së dytë të testit të maturës.
Andelina, maturante në shkollën “Sami Frashëri”, tha se planifikon të vazhdojë studimet në fakultetin ekonomik.
E Besiana Qanolli, nxënëse e po kësaj shkolle, thotë se dëshiron të studiojë psikologji.
Krahas kësaj, ajo konsideron që pikët e testit të maturës nuk duhet të jenë aq të rëndësishme për t’u pranuar në fakultet.
Drin Vokshi, maturant i shkollës “Ahmet Gashi”, synim ka të studiojë logopedinë. Mirëpo ai ka disa vërejtje për testin të cilit iu nënshtrua.
Për këtë arsye ai thotë se këto pikë nuk duhet të kenë ndikim për t’u pranuar në fakultet.
Të njëjtën ankesë për formulimin e pyetjeve e ka edhe Ardit Humolli.
E sipas Naser Sahitit, Prorektor për mësimdhënie dhe çështje të studentëve në UP, edhe këtë vit 30% e vlerësimit, do të varet nga këto pikë.
Sahiti sqaroi se këtë vit nuk është reduktuar numri i studentëve që mund të pranohen në fakultet.
Naser Sahiti, Prorektor për mësimdhënie dhe çështje të studentëve
Edhe këtë vit në Fakultetin Ekonomik do të pranohen më së shumti studentë.
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...