Matoshi:Taksa nuk e ka rrëzuar qeverinë Haradinaj

22:00 | 3 Mars 2020
L G

Analisti politik, Halil Matoshi, ka thënë  se taksa nuk e rrëzoi qeverinë e kaluar të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

“Taksa nuk e ka rrëzuar qeverinë Haradinaj”, thotë Matoshi.

“Taksa me liberalizimin kanë qenë dy punë të ndara. Më herët një zyrtar i BE’së shumë mirë tregoi se liberalizimi i vizave nuk kishte lidhje me taksën. Duhet plotësuar kushtet në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit etj… derisa ishte taksa në fuqi, pas takimit me Sekretarin Mattjs, u krijua ushtria e Kosovës. Problemi i vetëm i qeverisë është se nuk po komunikojmë me SHBA’së”, shtoi ai në T7.

Tutje Matoshi thotë se nuk beson që SHBA’ja nuk ka vënë ultimatum për Kosovën.

“SHBA’ja nuk ka ultimatum për Kosovën”, thotë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme