Fatmir Matoshi i AKR-së ka deklaruar se janë optimistë që koalicioni i tyre do të arrijë të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës gjatë këtij mandati, por që presin të përfundojë i gjithë procesi i rinumërimit të votave.
“Më e rëndësishme për ne është që vendimi i PZAP-së dhe Gjykatës Supreme e ka kthyer ligjshmërinë në këtë vend dhe votat e kontrabanduara nuk janë më pjesë e një rezultati”.
“Sa kemi informata ne qëndrojmë mirë, megjithatë është një diferencë shumë e vogël e votave. Varësisht prej gabimeve ose lëshimeve që kanë mundur të ndodhin gjatë procesit, por ne besojmë fuqishëm që votat janë të mjaftueshme që AKR-Nisma të jetë pjesë e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, mirëpo presim të përfundojë procesi. Behet fjale për pak vota dhe nuk duam të paragjykojmë”.
“Ne jemi përballë me shume sfida. S’jemi të kënaqur me rezultatin që e kemi arritur dhe pastaj është dashur të parashtrohen shumë ankesa në PZAP dhe gjykatë, dhe s’kemi folur ende se çka do të bëjmë pas certifikimit të rezultateve”.
“Tashmë dihet që Vetëvendosje është e para dhe është përgjegjësi e saj që të krijojë institucione të reja”.
“Si AKR s’kemi pas vija të kuqe, por përgjegjësinë e ka VV dhe asaj i mbetet që të zgjedhë se me kë të bashkëpunojë. Derisa ata nuk na thërrasin ne s’kemi arsye që të mendojmë për atë punë. Ne jemi komodë edhe në opozitë. Të shohim, të presim. Nëse ky koalicion i Vetëvendosjes dhe LDK-së do të kenë nevojë për ne, sigurisht se do të na thërrasin, nëse jo i urojme suksese”.
“Me Nismën nuk do të kemi asnjë dakordim për t’u bashkëngjitur me një qeveri sepse e drejta për të bërë thirrje për t’iu bashkëngjitur në qeveri është e VV-së”.
“Ne nuk kemi nevojë të përgjigjemi derisa nuk jemi të thirrur. Ajo që do të ndodhë në të ardhmen do të jetë e rëndësishme. Mirëpo ajo që nuk është e pëlqyeshme për ne është kur thuhet se ‘me ato parti që kanë bashkëqeverisur me PAN-in nuk do të bëjmë koalicione’, përderisa përditë i shohim liderët e Lëvizjes Vetëvendosje pikërisht me subjekte politike të cilat kanë qenë në bashkëqeverisje me ne dhe me PAN-in gjatë mandatit të kaluar në takime, në bisedime edhe në negociata për qeverisjen e ardhshme”, u shpreh në Klan Kosova.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë