Ministri në detyrë i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka treguar disa nga masat që mund të merren nëse vendoset të shpallet gjendja e jashtëzakonshme si pasojë e ajrit të ndotur që po mbizotëron në Kosovë.
Ai ka thënë se si masë mund të përfshihet ndalimi i qarkullimit të veturave e madje edhe ndalja e termocentralit që do të sillte reduktime të rrymës për qytetarët.
“Duhet të shohim parametrat deri ku po arrijmë. Në pjesën më të madhe po qëndrojmë më mirë se Beogradi, Sarajeva, Shkupi, por do të varet nga kushtet meteorologjike. Është Instituti Hidrometeorologjik, departamenti i mjedisit e institucionet tjera nëse do të kemi nevojë për të diskutuar dhe për të shpallur këtë gjendje. Mund të ndalojë përdorimin e qarkullimit të veturave, normalisht pos rasteve emergjente. Ndoshta në ndonjë moment të caktuar, pasi duhet të përballemi me disa të këqija, ndoshta do të duhet të ndalim edhe termocentralin, duhet të kemi rektime ndoshta, e kështu me radhë. Por s’dua të spekuloj përderisa s’jemi në këtë situatë. Po e përcjellim gjendjen në vazhdimësi”, ka deklaruar Matoshi në Interaktiv.
Matoshi tutje ka pranuar se qytetarët do të duhet të paguajnë edhe më shumë për kontrollimin teknik të veturave të tyre. Ai ka thënë se nga janari i vitit 2020 qytetarët do të paguajnë edhe për “pullën mjedisore”.
“Kur një veturë është në gjendje të mirë teknike, nuk prodhon gazra të tepërta në ajër, do t’i vendoset pulla mjedisore që tregon se kjo veturë mund të qarkullojë në rrugë. Këtë mund ta bëjnë te cilido kontrollues teknik. Kur të shkojmë ta bëjmë kontrollin teknik, do të jetë shtesë edhe ai për emetimin e gazrave. Sigurisht që do të paguhet shtesë. Ajo që njerëzit duhet të paguajnë është që patjetër duhet të kenë veturën teknikisht të rregullt dhe ambientalisht të pranueshme që të qarkullojë. Është e detyrueshme për të gjithë”, ka thënë ai./ktv/
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...