Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka pritur në takim njoftues ambasadoren e re të Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, me të cilën biseduan për bashkëpunimin në fushën e mjedisit.
Në takim Ministri Matoshi prezantoi projektet dhe sfidat që Kosova ka një fushën e mjedisit, e ne veçanti në fushën e trajtimit të ujërave të zeza.
Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, ripërsëriti përkrahjen e shtetit francëz për Kosovën dhe Ministrinë e Mjedisit për të përmirësuar gjendjen e mjedisit ne vend.
Ministri Matoshi e ambasadorja Butel u dakorduan që të punojmë së bashku në realizimin më të shpejtë të projektit për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujerave të zeza në Prishtinë, projekt ky që do të zgjidhë problemin me ujërat e zeza për kryeqytetin dhe komunat përreth. /arbresh.info
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...