Google ADS

Matoshi: Po ndodhë një investim i madh në Kosovë

10:53 | 16 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Zyrtari për medie në Qeverinë Haradinaj, përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shkruar se në vendin tonë pritet të ndodhë një investim i huaj me shifër tejet të madhe, shkruan arbresh.info.

Ai ka shkruar se bëhet fjalë për një marrëveshje e cila siguron investime të një kompanie amerikane në shumë prej 1.300 miliardë euro.

“Marrëveshja siguron investime te kompanise amerikane prej 1.300 miliarde euro. Pas finalizimit, ky projekt do të sigurojë pavarësinë energjetike për shtetin dhe popullin e Kosovës.  Termocentrali do të ndërtohet me një bllok të vetëm superkritik, me efiçiencë minimum 40% dhe kapacitet elektrik bruto prej 500 MW”, ka shkruar ai.

Ky është statusi i tij i plotë:

Ndodhi investimi ma i madh i huej ne Kosove: 1.300 miliarde euro

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ne takim me Komitetin Drejtues për Termocentralin “Kosova e Re” dhe përfaqësuesit e Kompanisë amerikane “Contour Global”, ka arrite marrëveshjen për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Marrëveshja siguron investime te kompanise amerikane prej 1.300 miliarde euro.

Pas finalizimit, ky projekt do të sigurojë pavarësinë energjetike për shtetin dhe popullin e Kosovës.

Termocentrali do të ndërtohet me një bllok të vetëm superkritik, me efiçiencë minimum 40% dhe kapacitet elektrik bruto prej 500 MË.

Me komponentën e koogjenerimit për ngrohjen qendrore, do të ketë kapacitete shumë më të mëdha për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Drenasit dhe Fushë Kosovës,

Arritja e marrëveshjes është rezultat i punës shumëvjeçare të qeverive të Kosovës, i shumë njerëzve, shumë ekspertëve dhe e nji finale maestrale te kryeministrit Haradinaj!

Termocentrali i ri do të fillojë të ndërtohet në vitin 2018 dhe do të jetë funksional që nga viti 2023, do të jetë i ndërtuar me fjalën e fundit të teknologjisë dhe në këtë mënyrë do të reflektojë në uljen e emetimit të gazrave, respektivisht në ruajtjen e mjedisit.

Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” është ngjarje historike për popullin e Kosovës sepse energjia është kushti i pashmangshëm për të ardhmen prosperuese ekonomike, politike dhe sociale.

Kosova e re nxit investiet tjera te huaja dhe krijon bende te reja pune.

Zoti Kryeminister Haradinaj, falemnderit!

Go on Prime Minister!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme