Në Busavatë të Kamenicës, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, mori pjesë në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të parkut rekreativ në Busavatë, projekt ky i cili financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe i cili kap vlerën prej rreth 70 mijë euro.
Me këtë rast Ministri Matoshi është shprehur i lumtur që po investojnë në krijimin e hapësirave gjelberuese dhe rekreative për fëmijët e këtij fshati.
“Në këtë fshat kanë munguar investimet, aktivitetet sportive e rekreative kurse me këtë projekt do të bëhet rregullimi i ambientit, do të këtë ulëse, shetitore, hapësira për sport e rekreacion, ndriçim publik për fshatin”, tha Ministri Matoshi.
Për këtë projekt, në emër të banorëve të fshatit foli Gani Maliqi, i cili ka falënderuar Ministrin Matoshi që sipas tij është i vetmi nga institucionet që po përkujdeset për këtë fshat./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...