Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Shtimes, Naim Ismajli, me të cilin kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për bashkëfinancimin e projektit, “Rregullimi i parkut – sheshit të qytetit në Shtime ‘’.
Me këtë rast Ministri Matoshi ka thënë se këtë projekt mjaft të rëndësishëm por të vonuar për Shtimen, ministria që ai drejton këtë vit po e financon me 120,000.00 €.
Tutje ai vlerësoi së pjesë e prioriteteve të tij gjatë mandatit të tij si ministër ka qenë përkrahja e komunave në shtimin e zonave të gjelberta dhe mirëmbajtjen e tyre.
“MMPH për të inkurajuar komunat në përmirësimin e gjendjes se mjedisit, së bashku me GIZ-in ka lansuar grantin e përformances ku komunat që i japin prioritet mjedisit, punojnë në avancimin e gjendjes së mjedisit do të shpërblehen me grante në formë projektesh”, ka deklaruar Matoshi.
Nga ana tjetër kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka falënderuar Ministrin Matoshi, për financimin e këtij projekti duke shtuar se për këtë projekt do të ndajnë mjete financiare edhe nga komuna që ai drejton./arbresh.info/
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve