Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, mori pjesë në përurimin e projektit “Ndërtimi i tereneve sportive dhe rekreacionit në Kamenicë” tek shkollat e mesme të kësaj komune, projekt ky i cili financohet nga MMPH dhe ka kushtuar rreth 200 mijë euro.
Pas prerjes së shiritit, Ministri Matoshi ka deklaruar se në mesin e shumë projekteve që MMPH po realizon në Kamenicë, është edhe ky i rregullimit të tereneve sportive për nxënësit në këtë qytet.
“Është një kompleks sportiv që ka qenë i ndërtuar në vitit e 80-ta dhe pastaj shumë i dëmtuar por që mjaftë i rëndësishëm për fëmijët, nxënësit, të rinjët, për zhvillimin e sportit në këtë komunë”, tha Matoshi.
Nga ana tjetër, drejtorët e shkollave të mesme të Kamenicës, Selami Rexhepi e Qamil Qehaja, këtë projekt e kanë vlerësuar si mjaftë të rëndësishëm për fëmijët dhe sportin në përgjithësi si dhe kanë falënderuar Matoshin për angazhimin e tij për Kamenicën./arbresh.info/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...