Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi është ftuar nga Ministrit të Mjedisit e Klimës së Emirateve të Bashkuara për të marrë pjesë në konferencën dy ditore për përgatitjet për Samitin e OKB për Klimën që pritet të mbahet në New York gjatë vjeshtës së këtij viti, raporton arbresh.info.
Këtë e ka bërë të ditur vet ministri përmes një postimi në faqen e ti zyrtare në Facebook.
“Me ftesë zyrtare të Ministrit të Mjedisit e Klimës së Emirateve të Bashkuara Arabe Thani Ahmed Al Zeyoudi, sot arrita në Abu Dabi për të marrë pjesë në konferencën dy ditore për përgatitjet për Samitin e OKB për Klimën që do të mbahet në shtator në New York”, ka shkruar Matoshi.
Sipas tij, kjo është një mundësi e mirë për krijimin e bashkëpunimit të Kosovës me vende të tjera ndërkombëtare.
“Kjo është një mundësi shumë e mirë për lidhjen e urave të bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me vende të tjera, dhe për rrugën tonë drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Në hapje të kësaj konference pata rastin të takoj shumë homologë nga vende të botës dhe po ashtu edhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres”, ka shkruar Matoshi.
Ai ka falënderuar ministrin Thani Ahmed Al Zeyoudi, që sipas tij e bëri të mundshme që edhe Kosova të jetë pjesë e këtyre takimeve, po ashtu edhe Ambasadorit tonë në EBA z. Avni Arifi për mbështetjen dhe lehtësimin e kësaj vizite./Arbresh.info
Dënohen prindërit e nxënësit që vrau 10 veta në një shkollë ...
Kurti ngushëllon familjen Krasniqi: Kosovës ia rriti dy djem...
IFFHS zgjedh 11-shen më të mirë të vitit 2024
Të shtëna me armë zjarri në Reçak të Shtimës, policia jep de...
Aktakuza e re kundër Nagip Krasniqit, reagon Azemi: Dëmi nuk...
Arne Slot me një rekord fantastik gjatë vitit 2024