Këshilltari i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, Halil Matoshi në një deklaratë për agjencinë e lajmeve të Maqedonisë MIA-n theksoi se për Qeverinë e Kosovës është plotësisht e papranueshme ideja e shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq për “demarkacion mes dy vendeve”, si “zgjidhje për çështjen e Kosovës”.
Matoshi theksoi se Kosova është “e interesuar jetësisht për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, por se nga bisedimet pret vetëm njohjen e ndërsjellë në kuadër të kufijve ekzistues.
“Kosova e ka përkufizuar veten me luftën çlirimtare dhe me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008 dhe me Kushtetutën e vet është shtet unik dhe i pandashëm, pra sovraniteti i shtetit dhe integriteti territorial i saj janë të panegociueshme. Kosova është jetësisht e interesuar për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë, në kuadër të një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse, ligjërisht obligative me njohje reciproke brenda saj, në kufijtë ekzistues të 17 shkurtit”, deklaroi Matoshi.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi sot se demarkacioni paraqet propozim zyrtar të Serbisë për zgjidhjen e çështjes kosovare në dialogun me palën shqiptare, porse ende nuk është konfirmuar se ku do të ishte vija e demarkacionit.
Daçiq deklaroi se ideja për demarkacion ekziston si propozim, por se ende nuk është definuar se ku do të gjendet vija.
Për “korrigjimin e kufijve” me Serbinë është edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, përderisa këtë ide ashpër e kundërshton kryeministri Haradinaj, i cili vlerëson se shkëmbimi i territoreve nuk është i mundur pa luftë dhe se me këtë ” do të hapet kutia e Pandorës për gjithë rajonin”.
Policia dhe Prokuroria në Ferizaj diskutojnë për avancim të ...
Ikin mërgimtarët, s’ka pritje në pikalimet kufitare
Suedia porosit tanke me vlerë gati dy miliardë dollarë
Flamuri në Ambasadën e SHBA-së valon në gjysmështizë
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superduele
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...