Matoshi komenton marrëveshjen për demarkacionin, shpreson se Çakorri e Zhlepi do t’i kthehen Kosovës

23:05 | 24 Shkurt 2018
Arbresh.info

Zyrtari i Qeverisë Halil Matoshi po e pranon se Kosova do të humbë territor me marrëveshjen që do të votohet të mërkurën.

Ka thënë se shpejti Çakorri e Zhlebi do t’i kthehen Kosovës.
Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi beson se Çakorri e Zhlepi do t’i kthehen Kosovës.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai thotë se shefi i tij e ka nxjerr maksimumin në këtë çështje.

Shkrimi i plotë i Matoshit në Facebook:

Politika â art i t’mundshmes e jo religjion apo moral i kulluem. Pra hyn në korpusin e teorisë së lojnave, negociim dhe kompromis.

Kush e kupton ndryshe s’e kupton fare!

Kryeministri Haradinaj e ka nxjerrë optimumin.

Deklarata e dy Presidentëve është rrjedhojë e Raportit të Komisionit shtetëror dhe kompromisi â një fjalë: ‘si orientim’ qe dmth nuk prejudikohet asgjë, por qe shpejt do të qartësohet çdo gjâ, kur kufiri të zyrtarizohet në Çakorr dhe Kullë të Zhlepit!?

LDK megjithatë dëshmoi lidership dhe qëndrueshmëri në mbrojtje të interesit qytetar, para atij politik partikular!

Demarkacioni me Malin e Zi pritet të hidhet në votim ditën e mërkurë të javës së ardhshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme