Ministri i Mjedisit në detyrë dhe anëtari i Kryesisë së AKR-së, Fatmir Matoshi ka thënë se Vetëvendosje dhe LDK vështirë se do të qeverisin gjatë së bashku.
Matoshi në RTV Dukagjini, ka thënë se AKR me NISMA-n do të jenë në një grup parlamentar.
Ai ka thënë se deri më tani nuk ka pasur ndonjë iniciativë konkrete për t’u përfshirë në qeverinë e ardhshme.
“Mendojmë se AKR dhe NISMA duhet të jenë në opozitë për të reflektuar për gabimet e mundshme që janë bërë në qeverisje”.
Matoshi duke komentuar situatën aktuale mes Vetëvendosjes dhe LDK-së ka thënë se AKR në vitin 2017 ka pasur përpjekje të mëdha për bashkimin e tyre por thotë se “kanë hasur rezistencë të madhe në këtë drejtim”.
Ai ka shtuar se VV dhe LDK janë dy partitë që kanë më së shumti dallime me njëra-tjetrën por sipas tij qëndrimi i përbashkët në opozitë i ka përafruar pozicionet e tyre.
Anëtari i Kryesisë së AKR-së, ka thënë se LDK dhe Vetëvendosje fatkeqësisht nuk kanë vullnet për të arritur një koalicion qeverisës dhe sipas tij ato po kërkojnë ndonjë arsye për t’u ndarë.
Matoshi ka thënë se nëse arrihet marrëveshja e koalicionit mes VV-së dhe LDK-së qeverisja e tyre do të jetë shumë afatshkurtër por sipas tij edhe nëse nuk arrihet ndonjëra nga këto parti do të gjej alternativa tjera për të formuar qeverinë por në zgjedhje nuk do të shkohet.
“AKR-së i konvenon shkuarja në zgjedhje të parakohshme por Kosovës nuk i konvenon një gjë të tillë”.
Ministri në detyrë i Mjedisit thotë se është e vështirë të imagjinohet një situatë si në zgjedhjet e kaluara parlamentare, por sipas tij nëse është e nevojshme AKR/NISMA mund të japin kontribut në zgjidhjen e ngërçit.
“Ne jemi të vetëdijshëm për fuqinë tonë politike. E dimë se dy parti kanë nga 26 dhe 25 për qind të votave, por as AKR dhe as NISMA nuk do të jenë bllokuese për t’i dhënë vendit institucione të reja”.
Matoshi ka thënë se është fundi i vitit dhe sipas tij ka një nevojë të madhe për formimin e institucioneve në mënyrë që të miratohet edhe buxheti për vitin e ardhshëm kalendarik.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...