Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi është takuar me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.
Matoshi në këtë takim ka biseduar me Tërnavën për aksionin “ Ta pastrojmë Kosovën”, i cili fillon më 15 shtator 2018.
U.d ministri Matoshi ka kërkuar nga Myftiu Tërnava përfshirjen e BIK-ut në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, me qëllim të përmirësimit të mjedisit për qytetarët e Kosovës.
“Pastërtia është gjysma e besimit, andaj duke u nisur nga kjo, sot jam ardhur këtu që të kërkoj nga Bashkësia Islame e Kosovës, të jetë pjesë e aksionit për pastrimin e vendit. Një tjetër synim që kemi dhe që duam mbështetje nga BIK-u, është pastrimi i varrezave. Varrezat meritojnë trajtim më të mirë sepse aty janë njerëzit tanë, andaj është mirë të kemi një ndihmë edhe nga BIK-u”, deklaroi Matoshi.
Poashtu u.d ministri Matoshi gjatë këtij takimi, kërkoi nga përfaqësuesit e BIK-ut t’i kushtojnë një ligjëratë të veçantë rëndësisë së pastrimit të mjedisit.
“ BIK-u është institucion i respektuar, ka 800 xhami dhe në të gjitha xhamitë do të ketë thirrje për pastrim. Ne me BIK-un do të bashkëpunojmë në të gjitha fushat, mirëpo për këtë temë na bashkon pastërtia e vendit tonë”, ka thënë Matoshi.
Ndërsa kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, i premtoi u.d ministrin Matoshi mbështetje për aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”.
“Bazuar në fenë tonë, islami kërkon që vendi dhe të gjithë të jemi të pastër. Po që se e përkthejmë pastërtinë në term tjetër, ajo ka kuptimin e jetës. BIK-u në ditën e xhuma në të gjitha xhamitë do të mbajnë ligjërata për ruajtjen e ambientit”, tha Myftiu Tërnava.
Sipas u.d ministri Matoshi në kuadër të aksionit për pastrimin e Kosovës, MMPH-ja ka ndarë grant prej 1. 2 milion euro për komunat më të suksesshme në këtë aksion.
Aksioni “ Ta pastrojmë Kosovën” , do të nisë më 15 shtator 2018 për tu përfunduar më 15 dhjetor 2018./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...