Është mbajtur takimi i radhës i Task-Forcës për pastrimin e Kosovës.
Ministritë e përfshira kanë raportuar për angazhimin në fushatën e pastrimit si dhe janë prezantuar të dhënat për rezultatet e arritura deri më tani.
Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi ka shpalosur veprimet që janë ndërmarr nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor lidhur me pastrimin e Kosovës.
“Ndër aktivitetet tona si Ministri ka qenë të jemi pjesëmarrës në secilin nga aksionet qoftë përmes zyrtarëve të Ministrisë si dhe timin në disa raste. E konsideroj të suksesshëm fushatën në plotësimin ligjor që në të ardhmen ta ruajmë Kosovën e pastër. Kemi nënshkruar udhëzimin administrativ për gjobat për hudhje të mbeturinave në vende të ndaluara dhe ka filluar në shumicën prej komunave të Kosovës. Kërkoj zbatueshmëri më të madhe të këtij udhëzimi”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Sipas tij janë shqiptuar dënimet e para të këtij udhëzimi.
“Ata që kanë shkaktuar shkelje do të iu merren mjetet nëpër llogaritë bankare. Pas 15 dhjetorit do të fokusohet në mbështetje të organizmave që e vlerësojnë këtë udhëzim. Do të shpallim një grant për performancën e komunave më të suksesshme dhe do të jetë në buxhetin e 2019. 1.2 milion euro grante do të ndahen për komunat më të suksesshme gjatë këtij aksioni tre mujor dhe në 10 ditët e para të janarit do të shpallen”, ka thënë ai duke përmendur edhe një fond për mbeturinat.
“Së bashku me GIZ-in do të menaxhojmë një fond për mbeturinat. Një fond prej 7 milion euro nga vitit 2020 për menaxhimin e mbeturinave. Jam i kënaqur me angazhimin e secilit anëtar të taskë forcës. E di që të gjithë bashkë kemi mundur të bëjmë më tepër”, ka theksuar Matoshi.
Ai ka përmendur edhe një zgjidhje për qeset e plastikës që sipas tij shumë shpejt do të hiqen nga përdorimi./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/381327669272302/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre