Halil Matoshi i cili është këshilltar i Kryeministrit Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj nënkryetarit të LDK’së Lutfi Haziri i cili sot e kritikoi qeverinë Haradinaj.
Matoshi e ka quajtur Hazirin ‘kontrovers’ i cili “duke kritikuar Haradinajn po u tregon muskujt rivalëve brenda partisë” për pasuesin e Isa Mustafës.
Shkrimi i plotë i Matoshit në Facebook:
Lutfi Haziri, ky gardian i fundit lokal i Ghetos
Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri është pretendent për me e marrë lidershipin e LDK’së dhe në këtë mësymje, ai duke kritikuar Kryeministrin Ramush Haradinaj, po ua tregon muskujt rivalëve të tij brenda partisë dhe kjo është legjitime.
Luftë për fron.
Në observimet e tij me kolorit lokal, para Kushtrim Sadikut, Zotni Haziri u dëshmua shumë kontrovers.
Ai u kurthue në paradokset e mënyrës së të menduarit gheto-iste.
Gheto âsht 1/4 e një qyteti ku vendosen të jetojnë njerëz që nuk përkasin në “ne” dhe ata duhet izoluar, nga jeta publike sepse munden me u bâ si ne!
Të lirë.
Por edhe në Gheto ka liri, mirëpo ajo është liri në të cilen të drejtën burgore e zâvendëson biopolitika.
Lutfi Haziri ashiqare ra në një situatë që i ngjan mendësisë brenda një Gheto-je, veçanërisht në aprovimin e statusit inferior të vendit të tij kundrejt kombeve të lira, ose tuj i kufizue vetës mundësitë dhe, tuj i dhânë të drejtë atij që e ka përcaktu statusin e tij në Gheto!
Fundja, rojat e Gheto-ve ishin rëndom banorët lokalë, sepse vetë siguronin pushtet të pjesshëm mbi banorët, si dhe fitonin rast për me i eliminu rivalët.
Cilat janë shtatë kontraverset e Hazirit?
1. Tue folë për Qeverinë Haradinaj, e cila nuk paska legjitimitet, smas tij, e në anën tjetër nuk ka votë për rrëximin e saj!
2. I pyetyr pse LDK mbeti jashtë procesit të dialogut, Haziri tha se as vet s’e di!??? Le ta thotë Luta, LDK- ja iu shmang institucionalizmit të proklamuar dhe mori anë nga anarkia. Thuaj se ishte vendim i Albin Kurtit, që po i përshtaten bukur mirë
3. mendjet e mbyllura.
4. Zotni Haziri e lavdoi fjalimin e Kryeministrit Haradinaj, por si me kast i përligji kontraverset e tij, kur më pas tha se fjala e Haradinajt ishte populliste!? Si është e mundur kjo? Edhe fjalim në mbrojtje të Kosovës edhe popullizëm!? Të dyjat i tha brenda një minute. Nuk shkojnë bashkë.
5. Për liberalizim tha se e kishte penguar opozita para tre vjetësh!? Pse pra BE nuk vendosi PRO Schengenit të bardhë masi që Demarkacioni u votue!?
6. Dhe i âsht tekë Lutës me thanë se Haradinaj po do me na prishë me BE-në, si donatorin mâ t’madh të Kosovës (po e parafrazoj) në vend që të festohej 30-vjetori i miqësisë me BE-në!? (Kosova përfiton rreth 70 milionë në vit nga IPA-instrunent para anëtarësimit, por humb 30 milionë euro në vit për shkak të moszbatimit të Matrëveshjes për energjinë nga ana e Serbisë dhe për këto ndëshkime po e shpërblen Serbinë, me avacim në kapituj dhe miliona euro, siç ishte rasti i sotëm kur BE i akordoi Serbisë 97 milionë euro. Kosova nuk ka ndonjë miqësi me BE si organizatë, sepse edhe me dashtë nuk mundet, sepse BE nuk e njeh pavarësinë e Kosovës! E kryeministri Haradinaj tha në fjalimin e tij në Bruksel se Kosova âsht vendi ma proeuropian në rajon dhe ma i diskriminuemi.
7. Haziri e paska marrë tepër tragjike mosdaljen në PRESS konferencën e përbashkët të zyrtarëve të BE-së me Kosovën. Por e vërteta âsht se Federica Mogherini e ka anulu konferencën për shtyp e jo Kryeministri, i cili, nuk u fsheh nga gazetarët, sepse ai u deklaru për mediat kosovare. Luta âsht dashtë me e pyet Federicën pse u fsheh, e jo me çortue Ramushin pse e mbrojti sovranitetin shtetnir dhe karakterin unitar të vendit. Por Hazirit nuk i interesojnë faktet. Atij i intereson se a po del i fortë boll para Kryeministrit në sy të votuesve të tij në Llashticë apo në Gmicën e të parëve të mi. Lutfi Haziri duke e mbrojtur BE-në nga popullizmi i Haradinajt (nuk harroi me thanë se gjithku në vendet e BE-së po rritet popullizmi!?) ai po e dâmton vet idenë europiane para publikut kosovar. Për këtë le t’i lexojë komentet e qytetarëve, natyrisht jo ata që shajnë, sepse sharjet rëndom nuk thojnë gjâ pos që shprehin nivelin e folësve. Kësaj logjike të Hazirit, do t’i përgjigjem me atë që e thotë Nietzsche për mbrojtje të një kauze me argumente të gabuara. “Mënyra më e pabesë për ta dëmtuar një kauzë është mbrojtja e qëllimshme e saj, me argumente të gabuara.”
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...