Kryesia e AKR-së është duke mbajtur mbledhjen e radhës. Kryetari i Kuvendit të AKR-së, Fatmir Matoshi ka thënë se në këtë mbledhje nuk është në rend të ditës propozimi i emrit për Ministrin e Punëve të Brendshme.
“Nuk është në rend ditë por ndoshta mund të ngritët kjo temë. Ne më shumë jemi marrë me çështjen e Ministrit Sefaj. Procedurat dihen, të drejtën e propozimit për Ministër e kanë të gjitha degët, të gjithë anëtarët e Kryesisë dhe pastaj ne besojmë fuqishëm që Presidenti PAcolli do t’i shqyrtoj të gjitha propozimet dhe do ta kërkoje dhe aprovimin e kryesisë që të përcaktohet për ministrin e ri”, ka thënë ai.
Matoshi ka folur edhe për lajmin që Florian Qehaja është kontaktuar nga AKR që të jetë Ministër i MPB-së. Ai ka thënë se është e mundur që dikush ta ketë kontaktuar.
“Ajo që i referohemi ne është deklarata e Presidentit Pacolli i cili ka thënë se bëhet fjalë për spekulime mediale dhe derisa ky është qëndrimi i tij ne e mbajmë si subjekt. Ne kemi vlerësim ëpr Florianin dhe punën e tij si dhe të ekspertëve të tjerë të sigurisë por e vlerësojmë edhe punën e strukturave të AKR-së, sepse në radhë të parë është një pëlqim i të gjithë strukturave të AKR-së që ministri të jetë nga strukturat e AKR-së”, ka thënë ai duke shtuar se nuk e dinë se cilat propozime i ka amrrë deri më tani Presidenti Pacolli.
“Mund të ndodh që ne të dëgjojmë një emër të ri që nuk është nga strukturat e që bindemi që mund të jetë i mirë për MPB-në, përderisa të jetë i pranueshëm përn Presidentin do të jetë i pranueshëm edhe për ne. Këto ditë do të publikohet emri, do të ishte mirë të ndodhë gjatë ditës së nesërme”, ka thënë ai./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1747243002007451/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...