Google ADS

Matoshi e Jashari ftojnë qytetarët të legalizojnë pronat e tyre

13:24 | 8 Shtator 2019
L G

Të gjitha ato objekte të ndërtuara para datës 5 shtator 2018, do të kenë mundësinë që gjatë gjithë vitit 2019 të kërkojnë legalizimin e tyre.

Krejt kjo falë fushatës së filluara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ministri në detyrë, Fatmir Matoshi, për arbresh.info, ka treguara numrin e objekteve pa leje, ndërsa ka ftuar qytetaret që të shfrytëzojnë këtë fushatë për të legalizuara pronat e tyre.

“Kjo pjesë e fushatës do të zgjasë gjatë gjithë vitit me punëtori të organizuara në të gjitha komunat e Kosovës. Qëllimi dhe ideja është që t’ju krijohet një mundësi të gjithë pronarëve të mbi 352 000 objekteve të ndërtuara pa leje, jo vetën me faj të tyre t’i legalizojnë pronat. Ministria ka pas parasysh edhe çështjen sociale dhe ka vendos tarifa të arsyeshme për qytetarët dhe të kenë mundësi që të aplikojnë për marrjen e lejeve. Kjo do të jetë një lehtësi për ta që të kenë një objekt të legalizuar. Këtu do të trajtohen të gjitha objektet që janë ndërtuara para 5 shtatorit 2018”, bënë të ditur ministri Matoshi.

E krejt këtë fushat e kanë mirëpritur të gjitha komunat e Kosovës.

I pari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka falënderuar Ministrinë e Qeverinë për funksionalizimin e ligjit për legalizim.

Ndërsa ka treguara se sikur në të gjitha komunat edhe në Skenderaj ka numër të madh të objekteve pa leje.

“Dua ta përshëndes Ministrinë e  Qeverinë për ligjin e bërë pasi që është një mundësi e mirë për legalizim. Dita-ditës ligjet në Kosovë po shkojnë tu u realizu. I ftoj të gjithë të aplikojnë për legalizimi pasi që procedurat janë të lehta. Ka në të gjitha komunat numër të madh të ndërtimeve pa leje”.

Ndryshe të gjithë ata që do të kërkojnë legalizimin  pronave të tyre për shtëpi do të paguajnë një tarifë simbolike prej 1 euro, ndërsa për pasuritë e tjera nga 2 euro./V.Selimi/Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/578658992667535/

 

Të ngjashme