Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka prezantuar punën njëvjeçare të kësaj ministrie.
Ai përmendi të arriturat e këtij viti që po e lëmë pas, ndër to si prioritet të parë ministri Matoshi tha se ka qenë mbrojtja e burimeve ujore ndërtimi i hidrosistemeve të reja në Kosovë.
“Prioritet i imi kryesor ka qenë mbrojtja e burimeve ujore si dhe ndërtimi i hidrosistemve në Kosovë, në mënyrë që të sigurojmë ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës ku së bashku me Bankën Botërore pas një pune një vjeçare kemi arritur jetësimin e projektit më të madh në Kosovë të hidrosistemit KIK-Kremenatë, i cili do të evitojë krizat që po kemi në sigurimin e ujit”, u shpreh ministri Matoshi.
Si prioritet të madh Matoshi tha se ka qenë edhe eleminimi i deponive ilegale të mbeturinave, raporton arbresh.info.
Po ashtu, Matoshi ka përmendur edhe përkrahjen e GIZ-it, dhe të Bashkimit Evropian, në ngritjen e kapaciteteve nëpër komuna.
“Kemi përkrahur komunat e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të tyre në fushën e menaxhimit të mbeturinave, ku bashkë me GIZ-in dhe BE-në, kemi lansuar grantin e performancës për komunat me 7 milion euro. Dhe po ashtu kemi marr grant prej 2.2 milion eurove nga Qeveria Japoneze në sektorin e menaxhimit të mbeturinave”, ka thënë Matoshi.
Ministri Matoshi, tha se plani Administrativ për pullën e makinave për cilësinë e ajrit, pasi që ky Ligj ka pasur të hy në shkurtë të këtij viti që po e lëmë pas.
Gjithashtu, ministri tha se inspektorati i MMPH-së, ka bërë 790 vizita inspektive në teren, ka shqiptuar qindra gjoba mandatore dhe 85 inicime në gjykatë.
Matoshi u shpreh se gjatë mandatit të tij, është miratuar ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje, e më pas kemi nxjerrë udhëzimet administrative në fushën e legalizimit, ku përmes këtyre udhëzimeve pritet të trajtohen rreth 352 mijë ndërtime pa leje, arbresh.info.
Në fund, Matoshi u shpreh se Kosova, është anëtarësuar në Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Resurseve Njerëzore (IUCN).
Në përfundim të fjalimit, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, i ka ndarë mirënjohje Nezakete Hakajt, udhëheqëse e Divizionit për Mbrojtjen e Mjedisit, për kontributin jetësor dhënë në MMHP, në mbrojtjen e mjedisit./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...