Bllokada e formimit të institucioneve të Kosovës, e cila ka nisur që nga data 3 gusht, me seancën e papërfunduar konstituive e Kuvendit të Kosovës, mund të shkojë drejt fundit, paralajmërojnë zyrtarët e Aleancës Kosova e Re, subjekt ky politik brenda koalicionit parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën.
Fatmir Matoshi, kryetar i Komisionit Zgjedhor në Aleancën Kosova e Re, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se në rast se subjektet politike parlamentare, përfshirë edhe partnerët me të cilët është në koalicion AKR-ja, vazhdojnë të ngecin në gjetjen e një zgjidhjeje për zhbllokimin e situatës, atëherë mundësitë e zgjidhjes do të kërkohen edhe jashtë koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën, që nënkupton me koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën,i njohur si koalicioni PAN.
“Mendoj se të gjitha rrugët, të gjitha mundësitë janë të hapura. Ne jemi tash para një sfide. Ne do të themelojmë institucionet, ose siç duket, do të shkojmë në zgjedhje të reja, të cilat nuk janë të mirëpritura as për faktorin ndërkombëtar e as për qytetarët e Republikës së Kosovës. Sinqerisht, nuk do të dëshironim që as LDK-ja e as Alternativa ose Lëvizja Vetëvendosje apo PAN-i, të ngulin këmbë tash dhe të qëndrojnë në pozicionet që i kanë, pra, mosbërjen e asnjë lëvizjeje për shkak të interesave të tyre partiake”.
Kuvendi i Aleancës Kosova e Re, të dielën, ka autorizuar liderin e kësaj partie, Pacollin, që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe kryesinë e ngushtë, të shohë mundësi të gjetjes së daljes nga kriza dhe të shohë mundësi të tjera alternative jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...