Matoshi apel grupit të Molliqajt: Votojeni demarkacionin

08:55 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Shefi i Zyrës për Informim, njëherit këshilltar i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shkruar edhe sot rreth votimit të demarkacionit që pritet të bëhet në ora 11:00 në Kuvendin e Republikës.

Matoshi, ka bërë apel tek grupi i deputetëve të pavarur  që t’i thonë “PO” votimit të marrëveshjes ndërshtetërore, shkruan arbresh.info.

Ky është postimi i tij i plotë në facebook:

“Krahu i moderuar që u shkëput nga Lëvizja Vetëvendosje, Ymeri, Molliqaj, Sejdiu, Gorani etj. nuk e kanë asnjë arsye sot, as morale dhe as ideologjije, për të mos e votu demarkacionin. Ku grupim politik (deputetë të pavarur) duhet ta justifikojë para qytetarëve daljen nga organizata e Albin Kurtit, me sjellje të përgjegjshme dhe profil politik qytetar!

Nëse mbetët peng i ideologjisë revolucionare dhe “Jo” – së ndaj të gjitha proceseve që po kalon vendi, atëherë ky grup deputetësh që nesër mund të bëhet parti politike, do të vuaj i eklipsuar nga organizata amë dhe nuk do të ketë ofertë politike për qytetarët, por do të mbetët kopje e zbehtë e Lëvizjes!

Vota për demarkacionin i nxjerr ata nga mistika dhe konspiracioni, në rrafshin e realpolitikës! I mgrit ata mbi interesat partikulare dhe individuale dhe i rreshton në mbrojtje të Republikës!

Jepni krahë Kosovës!”, ka shkruar ai në facebook.

Të ngjashme