Në disa lagje të Prishtinës janë regjistruar shkyçje të rrymës gjatë së hënës. E prej disa orësh, me mungesë të energjisë elektrike po përballet një tjetër lagje, “Mati 1”.
Banorët e kësaj pjese të kryeqytetit kosovar thonë për Gazetën Express se s’kanë arritur të marrin asnjë arsyetim për këtë ndërprerje të rrymës gjatë mbrëmjes.
Ata thonë se mungesa e rrymës po u pamundëson, ndër të tjera, edhe të ngrohen, teksa temperatura në vend po shënon minus 10 gradë Celcius.
Gjendjen në këtë pjesë të Prishtinës, një banor i “Mati 1”, i cili s’ka dashur t’i bëhet publik emri, e ka krahasuar me “apokalips”.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...